Site icon Telegrafi

14% e evropianëve janë të vetëpunësuar

Me rreth 32.6 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian të grupmoshës nga 15-74 vjeç në vitin 2018 ishin të vetëpunësuar.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, kjo vlerë tregon se përbën 14 për qind të numrit të përgjithshëm të personave të punësuar.

Në mesin e anëtareve të Bashkimit Evropian, përqindjen më të madhe ka Greqia me 30 për qind, e pasuar nga Italia me 22 për qind, Polonia me 18 për qind, Rumania me 17 për qind, Çekia, Holanda dhe Spanja me nga 16 për qind, pastaj Portugalia, Sllovakia dhe Mbretëria e Bashkuar me nga 15 për qind.

Kurse në anën tjetër, ku numri i punëtorëve të vetëpunësuar përbën me pak se 10 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, janë Danimarka, Luksemburgu, me nga 8 për qind, si dhe Gjermania dhe Suedia me nga 9 për qind.

Profesionet më të njohura në mesin e punëtorëve të vetëpunësuar ishin nën titullin profesionistët me 22 për qind, punëtorët e shërbimit dhe shitjes me 16 për qind dhe artizanatit dhe punëtorët e ndërlidhur me tregti me 15 për qind. Këto kategori u pasuan nga punëtorët e kualifikuar bujqësor, pyjor dhe të peshkimit me 14 për qind, teknikë dhe profesionistë të asociuar si dhe menaxherët me 12 për qind. Së bashku këto kategori përbënin 90 për qind të numrit të përgjithshëm të të vetëpunësuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version