Site icon Telegrafi

14 aksidente dhe shtatë të lënduar në Shkup në 24 orët e fundit

Vetëm në 24 orët e fundit në Shkup kanë ndodhur 14 aksidente komunikacioni ku janë lënduar shtatë persona, dy nga të cilët kanë pësuar lëndime të rënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia në komunikacion ka hasur në shumë shkelje. Tre shoferë janë sanksionuar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, tre të tjerë ishin të dehur në timon.

13 shoferë nuk kishin patent shoferi, apo regjistrim të veturës. Pesë këmbësorë kaluan rrugën në pjesë rrugore që nuk shënon kalimtarët. 25 automjete kanë qenë të parkuara në mënyrë të parregullt.

Karotreci hoqi 55 automjete./Telegrafi/

Exit mobile version