Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në udhëkryqin Lipjan-Magurë-Shtime-Prishtinë, ku gjashtë persona kanë marr lëndime.
Në aksidentin në të cilin janë përfshirë tri vetura. Policia konfirmon se të lënduarit i kanë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Qytetarët nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se një grua dhe një fëmijë janë nxjerr nga veturat e aksidentuara dhe se janë parë në gjendje të rëndë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe për pak kohë rruga ka qenë e bllokuar, përderisa kanë vazhduar procedurat policore në trafik, transmeton LipjaniNews.
Posted by Telegrafi.com on Friday, April 1, 2016