Telegrafi

13,944 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944.

Ndryshe, ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se Kosova pret ardhjen e kontingjentit të ri të vaksinave prej 76 mijë dozave në fund të prillit apo fillim të majit.

“Presim edhe kontingjentin tjetër prej 76 mijë dozave si donacion nga COVAX në fund të prillit ose në fillim të majit. Për çdo datë të saktë do të njoftojmë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Vitia ka thënë se qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për blerjen e vaksinave por sipas tij procesi i negocimit me kompanitë e vaksinave është i komplikuar. /Telegrafi/