SPB Tetovë informon se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të tyre për periudhën (28.07./29.07) për mos mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej ndaj 139 personave (TE-67 dhe GV-72) janë përgatitur urdhra për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës të qeverisë.
Gjatë kësaj periudhe, për 49 persona (TE- 16 dhe GV-33) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kontrolluar 715 persona (TE-420 dhe GV-295) me vendime të këtilla.
SPB Tetovë nuk ka konstatuar parregullsi në përputhje me vendimet.