Site icon Telegrafi

138 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht janë 138 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

MSH njofton se në 24 orëshin e kaluar janë shëruar 51 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.

Ministria po ashtu bën të ditur se në këtë periudhë raportuese janë vaksinuar 54 persona, ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,835,915 doza të vaksinës. /Telegrafi/

Exit mobile version