Site icon Telegrafi

Policia franceze arreston katër persona për planifikim të sulmeve të reja në Paris

Njësitet anti-terroriste të policisë franceze, kanë arrestuar sot katër islamistë radikalë të dyshuar për planifikimin e sulmit të ri në qendër të Parisit.

Tre burra dhe një grua janë arrestuar në orët e para të mëngjesit në Paris, në periferi të Saint-Denis-sur-Seine, transmeton Telegrafi.

Policia kishte dosjet e të katër personave të arrestuar, për shkak të lidhjeve të tyre me islamistët.

Gjatë arrestimeve janë konfiskuar karikator të pushkës automatike si dhe pajisje kompjuterike. /Telegrafi/

Exit mobile version