Site icon Telegrafi

Vëmendja në kryeqytet

Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë me ndeshjet e javës së 20-të edhe sot të shtunën.

Kështu ndeshjet më interesante pritet të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Dikur dy rivalë të mëdhenj, Prishtina dhe Liria do ta zhvillojnë derbin e skuadrave me traditë në një pozitë aspak të mirë.

Si Prishtina ashtu edhe Liria janë në garë për të mbijetuar në elitë dhe ndeshja mes tyre pritet të jetë tejet interesante.

Në Kishnic pritet të zhvillohet një tjetër sfidë interesante ajo mes Hajvalisë dhe Dritës, ku kjo e fundit javë më parë e mposhti 3:1 skuadrën e Ismet Munishit dhe e eliminoi nga Kupa e Kosovës.

Hajvalia është në kërkim të fitores për të vazhduar luftën për titull të kampionit, ndërkohë Drita në emergjencë të pikëve për ta siguruar mbijetesën.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në Merdare, ku Llapi do të jetë nikoqire e Istogut që është e fundit në tabelë. /Telegrafi/

Java e 20-të

Vushtrria – Gjilani 0-1

Sot, e shtune 13:30

Hajvalia – Drita
Prishtina – Liria
Llapi – Istogu

Nesër, e diele 13:30

Besa – Feronikeli
Trepça ’89 – Drenica

Exit mobile version