Sektori për Punë të Brendshme në Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.09.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 136 gjoba, nga të cilat 60 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 17 gjoba për vozitje pa patentë shofer, tri sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
“Shtatë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për vozitje nën efektin e alkoolit”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.