Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 13,473.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142,064, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,859 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.
Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/