Site icon Telegrafi

130 të rinj do të kryejnë praktikë me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës

Pamje nga mbajtja e programit "Kosovo Generation Unlimited"

Nga sot 130 të rinj të moshës 16-25 vjeçare do të kenë mundësi të kryejnë praktikë me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës.

Kjo është mundësuar në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, i cili mbështetet nga Komuna e Mitrovicës dhe misioni i UNICEF-it në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, duke shtuar se Kosova ka shumë të rinj të talentuar e që sipas tij, atyre u mjafton vetëm një përkrahje institucionale që të ecin përpara në punë dhe karrierë.

Pamje nga mbajtja e programit “Kosovo Generation Unlimited”

“Tregu i punës në Kosovë është mjaft specifik dhe sidomos për të rinjtë, me zhvillimin e teknologjisë informative, po ndryshon në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë Hamza.

Ai është shprehur se duhet të krijojnë mundësi të reja që “e frenojnë” ikjen e të rinjve nga vendi dhe njëkohësisht t’iu ndihmojnë atyre që ta gjejnë perspektivën ekonomike në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version