Në vitin 2017 janë vërejtur 14.200 hyrje ilegale në Maqedoni, që është mesatarisht 50 njerëz në ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pamundësia e regjistrimit të të gjithë refugjatëve që kalojnë nëpër Maqedoni është rezultat i trafikimit të tyre, tha përfaqësuesi i UNHCR-së, Doug Sigurdson sot në tryezën e rrumbulakët me temë “Kriza e refugjatëve në Republikën e Maqedonisë, gjendja aktuale, sfidat dhe hapat e rradhës”. Sipas përfaqësuesit të UNHCR-së, Sigurdson vendi është shumë më i përgatitur për sfidën e re në krahasim me gjendjen para dy vitesh.
“Këtë vit kemi 130 persona që kanë dorëzuar kërkesë për azil, por shumica prej tyre zhduken para se kërkesa të procesohet, që tregon faktin se plani i tyre nuk ka qenë të qëndrojnë në Maqedoni. Është brengosëse mungesa e ndryshimeve demografike ndër refugjatët, ndërsa vërehet dominimi i popullatës së gjinisë mashkullore të aftë për punë”, tha Sigurdson./Telegrafi/