Telegrafi

13 zjarre aktive në territorin e RMV-së, tetë janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar

Gjatë ditës së djeshme, kishte gjithsej 48 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat për momentin 13 janë aktive, tetë janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizat.

Aktive janë zjarret në komunën Makedonski Brod në Jasen, në lagjen e shtëpive të uikendit Belica ku digjet pylli me pisha. Zjarri në Galiçicë, është në lindje në drejtim të fshatrave Leskoec dhe Stenje, në komunën e Resnjës, ndërsa në territorin e Ohrit në perëndim drejt vendit Vojtino dhe në veri drejt shtëpisë malore. Është përfshirë bimësia me kërcell të ulët dhe pylli i ahut.

Një pyll i degraduar me kërcell të ulët dhe bar të thatë është përfshirë nga zjarri në fshatin Debreshtë, degë në fshatin Zrzë të komunës së Dollnenit, si dhe degë në fshatin Krapë, komuna e Makedonski Brodit. Në Komunën e Novacit, bimësia e ulët dhe pylli i degraduar po digjet në distancë nga fshati Pollog, Bërnik deri në Rapesh.

Në komunën e Kërçovës dy zjarre janë aktive. Njëra pranë fshatit Cer, mali i Lubenit, i cili u përhap në fshatrat Brezovë dhe Zashle të Komunës së Demir Hisarit, ku përfshihen pyjet e degraduara me kërcell të ulët, bari i thatë dhe bimësia e ulët. Në të dytin është përfshirë pylli me pisha dhe ah, shtrihet nga fshati Pateec – fshati Koziçino dhe zgjerohet në drejtim të fshatit Dupjan.

Në komunën Plasnicë dhe Makedonski Brod ka zjarr në mes të fshatrave Plasnicë dhe Latovë, ndërsa në fshatin Deviç të komunës Vërteshka po digjet një pyll i përzier. Një pyll i përzier dhe me kërcell të ulët është përfshirë edhe nga zjarret në fshatin Gari të malit Stogovë në Komunën e Dibrës dhe në Komunën e Çashkës: fshati Mokreni. Dy zjarre janë aktive edhe në komunën Mavrovë – Rostushë, në fshatin Vërben dhe në majën e Korabit, i cili është transferuar nga Republika e Shqipërisë, ku flakët kanë përfshirë bimësinë me kërcell të ulët. Një pyll me kërcell të ulët po digjet edhe në komunën e Dollnenit afër fshatit Nebregovë, i cili sapo është zhvendosur nga komuna e Çashkës nga mali i Mukusit.

Zjarret nën kontroll janë në: Komunën e Valandovës: fshati Kazandol, v.q. Çeshtovë (pyll me kërcell të ulët, bari i thatë) Komuna e Makedonska Kamenicës: fshati Cera – ka rënë sërish zjarri në njërën anë); Komuna e Makedonski Brodit: Fshati Greshnicë (pyll i përzier); në Komunën e Demir Hisarit: Mali Ilinska-Plakenska, afër fshatrave Virovë dhe Slloeshticë (bimësia e ulët); në Komunën e Dellçevës: Deponia e Dellçevës (deponia); dy në Komunën e Çashkës, një afër fshatit Papradishtë dhe fshatit Oreshë (pyll i përzier) dhe në malin Mukos në drejtim të fshatit Drenovci, Komuna e Prilepit (pyll i përzier), si dhe në Komunën e Vasilevës: v.q. Karbino (ZIK Slloboda) drejt f. Vlladevci (pyll me kërcell të ulët, kashtë, bar i thatë, shkurre).

Janë shuar gjithsej 27 zjarre:

1. Komuna e Manastirit 1: f. Ostrec (bari i thatë, pyll i përzier);

2. Komuna e Manastirit 2: Petilep (bari i thatë);

3. Komuna e Prilepit: ndërmjet pompave të benzinës “Salida” dhe “Luk Oil” në rrugën rajonale Prilep-Shkup (bari i thatë);

4. Komuna e Dollnenit 1: f. Drenovc (bimësia e ulët);

5. Komuna e Dollnenit 2: f. Brailovë (bimësia e ulët dhe kashtë);

6. Komuna Çeshinovë-Obleshevë. f. Ularci (kashtë);

7. Komuna e Probishtipit: f. Ratkovicë (pyll i përzier);

8. Komuna e Probishtipit 2: f. Lezovë (bimësia e ulët);

9. Komuna e Pehçevës: f. Negrevë (pyll i përzier);

10. Komuna e Resnjës: f. Bolno-f. Ilino (pyll ahu);

11. Komuna e Kavadarit: f. Vatasha, v.q. Fushtani (bimësia e ulët dhe bari i thatë);

12. Komuna e Kumanovës 1: vendi Menkova Koliba (kashtë dhe bari i thatë);

13. Komuna e Kumanovës 2: f. Sopot (bari i thatë);

14. Komuna e Kumanovës 3: lagj. Sredorek (mbeturinat);

15. Komuna e Likovës: f. Nukushtak (deponia);

16. Komuna e Nagoriçanit të Vjetër: f. Nagoriçan i Ri (kashtë dhe bari i thatë);

17. Komuna e Zhelinës: f. Çiflik (bari i thatë);

18. Komuna e Gostivarit 1: f. Balindop (bari i thatë);

19. Komuna e Gostivarit 2: f. Negotinë (bari i thatë);

20. Komuna e Vrapçishtes: f. Vrapçishte (bari i thatë);

21. Komuna e Radovishit: f. Podaresh (deponia);

22. Komuna e Sarajit 1: f. Kondovë (mbeturina dhe bari i thatë);

23. Komuna e Sarajit 2: f. Gllumovë (bari i thatë);

24. Komuna e Gjevgjelisë: f. Davidov (shkuret dhe bari i thatë);

25. Komuna e Kërçovës: f. Arangjel (bimësia e ulët dhe kashtë);

26. Komuna e Tetovës: f. Poroj (bari i thatë),

27. Komuna e Strugës 1: f. Veleshtë – f. Belica e Poshtme (kashtë dhe bari i thatë);

28. Komuna e Strugës 2: f. Moroishte-f. Misleshevë (kashtë dhe bari i thatë).