Telegrafi

13 vjet nga themelimi i Partisë së Pavarur Liberale serbe

Partia e Pavarur Liberale serbe sot ka shënuar 13 vjetorin e themelimit.

Kreu i partisë Sllobodan Petroviq ka thënë se SLS do të vazhdojë të mbrojë pozitën më të mirë të serbëve në Kosovë

“SLS qëndroi e fortë për 13 vjet me planet, idetë dhe vizionet e saj. Dua të them se ajo që do të jetë në qendër të punës sonë në vitet e ardhshme do të mbetet një jetë më e mirë dhe mbijetesa e komunitetit serb në Kosovë, por edhe e të gjithë njerëzve të  tjerë pavarësisht nga dallimet, origjina kombëtare“, tha Petroviq.

Radio Kim raporton se Petroviq tha se SLS do të përpiqet të vazhdojë të krijojë një pozicion më të mirë për serbët.

Nënkryetarja ePartisë së Pavarur Liberale Sandra Djokic, tha se ky përvjetor duhet të shërbejë për të diskutuar më në detaje drejtimin e punës në të ardhmen.

“Qëllimet e ardhshme bazohen në të njëjtat përparësi, duke përfshirë gjithnjë e më shumë gra dhe të rinj në politikë, duke i fuqizuar dhe motivuar ata”, tha Djokic.

Edhe anëtarët e tjerë të partisë, Mlladen Stankoviq dhe Milena Zdravkoviq, iu drejtuan pjesëmarrësve.

Zdravković tha se sfidat dhe pengesat po rriten, ashtu siç po rritet edhe përgjegjësia për komunitetin dhe të rinjtë. /KP