Telegrafi

13-vjeçarja shqiptare, Eliana Kallo ngre në këmbë publikun dhe jurinë e “The Voice” në Gjermani

Është Eliana Kallo, vajza shqiptare që po bën shumë “zhurmë” në Gjermani.

Madje, e reja shqiptare po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany”.

Që në paraqitjen e parë, në audicionet e fshehta, Eliana goditi fort me këngën Gayle – Abcdefu, këngë kjo e vështirë, që në vete do përveç zërit, edhe mjeshtri të veçantë, që të dyja këto vlera i gëzon ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Ishte juria ata që u habitën me performancën e saj, juri kjo e përbërë nga 5 persona, emra të njohur të skenës muzikore botërore, të cilët pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”.

Performanca e Elianës fiton një zhurmë me katër drejtime nga trajnerët. /Albinfo.ch