Një djalë 13-vjeçar nga Maine theu një rekord Guinness pasi kompletoi Hartën Botërore Lego prej 11,695 pjesësh në 9 orë, 14 minuta dhe 49 sekonda.
Cooper Wright nga Cumberland Center tha se ka filluar nga mosha 3 ose 4 vjeçare për të kompletuar tulla të Lego-s, transmeton Telegrafi.
Wright tha se ai vendosi të provonte Hartën Botërore Lego për një rekord të Guinness. Koha për ta mposhtur ishte 12 orë.
“Unë mendoj se ishte ndoshta më e vështira se çdo tjetër që kam bërë”, tha Cooper.
Wright tha se kishte frikë se përpjekja e tij mund të rrezikohej kur tavolina e tij u shemb pjesërisht, duke bërë që copëzat Lego të bien në dysheme.
Djaloshi përfundoi hartën me copëza Lego për 9 orë, 14 minuta dhe 49 sekonda, të mjaftueshme për të fituar zyrtarisht rekordin botëror. /Telegrafi/