Telegrafi

13 të vdekur nga stuhia në Moskë

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur sot, për shkak të një stuhie që goditi Moskën dhe rajonin e saj, duke rrëzuar qindra drunj, njoftuan autoritetet e kryeqytetit rus.

“Më shumë se 50 persona ka marrë ndihmë mjekësore, mes të cilëve dhe fëmijë. Rreth 13 të tjerë kanë vdekur”, theksoi Departamenti i Shëndetësisë i qytetit.

“Një uragan shkatërrues ka rrëzuar qindra pemë. Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme”, theksoi në një mesazh në rrjetin social Twitter kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobianin.

Erërat që arritën në rreth 80 kilometra në orë, të shoqëruara nga shira të rrëmbyeshëm, kanë shkaktuar vonesa në aeroportet e Moskës.