Trembëdhjetë persona janë lënduar lehtë në nëntë prej gjithsej 15-të aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin SPB Shkup. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.
Siç informojnë nga MPB, gjatë fundjavës policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Gjashtëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi për parakalim dhe dy shoferë për parakalim të parregullt.
Nga trafiku janë përjashtuar shtatë shoferë sepse e kanë drejtuar automjetin para se ta marrin patentën si dhe katër automjete me afat të skaduar të patentës dhe një automjet me probleme teknike. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit për këmbësorë. Janë hasur edhe 90 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 75 automjete./Shenja/Telegrafi/