Telegrafi

13 shtetas të huaj në mesin e 36 viktimave të sulmit në Turqi

Zyrtarët turq kanë thënë se 13 shtetas të huaj janë vrarë në sulmin në aeroportin Ataturk, Turqi.

Pjesa tjetër e 36 viktimave ishin qytetarë turq, transmeton Klan Kosova.

Një iranian dhe një ukrainas janë në mesin e viktimave që janë identifikuar deri më tani, kanë thënë zyrtarët më parë. Gati 150 njerëz u plagosën.