Site icon Telegrafi

13 shoferë të Shkupit u dënuan nga policia për mosprespektim të vendimit komunal

Edhe pse ishte e ndaluar që të shkohet me vetura në malin Vodno, 13 qytetarë vendosën që mos ta respektojnë këtë rregull të ri, dhe u ngjitën lartë me veturat e tyre personale, edhe pse kishte shërbim me autobusë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, policia e komunikacionit nuk ka qenë aspak e heshtu për këtë shkelje, prandaj edhe i ka gjobitur këta qytetarë. Policia që është vendosur në dy pika kontrolli ka shpërndarë broshura informuese për qytetarët.

Të ndëshkuarit u gjobitën me 45 euro, ose 25 pika dënuese. Përndryshe, Bashkia e Shkupit ka vendosur qysh më 25 nëntor që të mos lejohen lëvizjet me automjete në drejtim të malit Vodno për shkaqe ekologjike dhe mbrojtjen e parkut.

Policia nuk kishte kryer kontrolle në këtë rajon në javën e kaluar për shkak të angazhimit në protestën e organizuar nga partia opozitare OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version