Site icon Telegrafi

13 protesta paralele për “mbrojtje të karakterit grek të Maqedonisë”

Në 13 qytetet të veriut të Greqisë pritet që më 6 qershor, të mbahen po aq protesta paralele për “mbrojtje të karakterit grek të Maqedonisë”.

Komiteti për mbrojtje të karakterit grek të Maqedonisë i thërret qytetarët e Pelës, Kavalës, Dramës, Seresit, Kukushit, Polikastrës, Vodenit, Lerinit, Kosturit, Ptolemaidës, Katerinës, Lagadasit e Mudanjës së re në Halkidiki, që të mbështetin këtë protestë.

Ata theksojnë se me këtë protestë do të “pengohet kriminaliteti me dorëzimin e emrit Maqedonia te falsifikuesit e historisë”./Telegrafi/

Exit mobile version