Telegrafi

13 profesionist marketingu në ”Marketing Kingdom Skopje” (Foto)

Kompania nga Maqedonia për organizimin e konferencave, seminareve dhe trajnimeve profesionale nëpër gjithë botën, për herë të parë në Maqedoni sjell 12 profesionist të marketingut dhe marrëdhënieeve me publikun, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas mbajtjes së konferencës së njejtë në 13 shtete, më 30 shtator The P World në Maqedoni sjell profesionist marketingu për kompanitë vendore.

Në këtë konferencë do të ketë folës nga kompani me renome botërore: Coca-Cola, Shazam, Rolls Royce, Lego, HSBC dhe shumë tjerë. Në konferencë do të flasin edhe ndihmësi i princeshës Diana, Patrick Jephson dhe ish udhëheqësja e Marrëdhënieve me Publikun në Shell gjatë krizës së derdhjes së naftës në gjirin e Meksikës. Nga P World thonë ”Marketingu nuk mësohet në zyrë”

Folësit do të flasin për trendet e reja në marketing dhe në marrëdhëniet me publikun./Telegrafi/