13 parti politike në Maqedoni e kanë mbështetur sot Deklaratën për sigurimin financave për programet për mbrojtje dhe parandalim të HIV, të propozuara nga organizata qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paraprakisht, u mbajt një tryezë e rumbullakët, me temë ”Sigurimi i qëndrueshmërisë së programeve për parandalim, kujdes dhe mbështetje për HIV”.
Për vitin që vjen, janë ndarë 27 milionë denarë buxhet për mbrojtje të popullsisë nga HIV/SIDA.
Deklarata është mbështetur nga Rilindja Demokratike e Maqedonisë, Lidhja Demokratike, LR-PDSH-ja, Dinjiteti, E Majta, Partia Liberale, PLD-ja, Partia e Re Social-Demokrate, Partia për të Ardhme Evropiane, Uniteti, FRODEM-i, PCER-i dhe LSDM-ja./Telegrafi/