Telegrafi

13 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur që trajtim për COVID-19, aktualisht janë duke marrë 36 pacientë ku prej tyre, 13 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 23 post-Covid.

Ku prej tyrë 7 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe në mjekimin intensiv një pacientë me maskë oksigjeni.

“Në Shërbimin Spitalor  Klinik  dhe Universitar të Kosovës në trajtim spitalor janë 13 pacientë  të konfirmuar me Covid-19 dhe 23 post-Covid. Me oksigjeno-terapi janë 7  pacientë, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni”, bnë të ditur ShSKUK./Telegrafi/