Një ndërhyrje tepër e rrallë kirurgjikale, e cila zgjati plot 13 orë, u realizuar me sukses në Spitali Pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), ka bërë të ditur sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja ka shtuar se operacioni i shkallës së lartë të vështirësisë u realizua nga stafi mjekësor me kirurg primar Profesorin e Asociuar, Dritan Alushani, Dr. Aulona Haxhirexha, Dr. Labeat Haxhirexha, anestezist reanimator Dr. Amarold Balliu, kryeinfermiere Silvana Laçi, infermiere instrumentare Nora Tafaj dhe infermieret Marjeta Shehi dhe Irini Ngjiro.
Behet fjalë për një ndërhyrje në rrugët urinare të djalit të mitur me emirn Daniel.
Ministrja ben me dije se “falë një pune shumëvjeçare të stafit të shërbimit të Nefrologjisë dhe Kirurgjisë Pediatrike, tashmë u realizua zmadhimi i vezikës dhe devijimi urinar permanent, në mënyrë që Danieli (pacienti) të bëjë një jetë të shëndetshme, deri në momentin e transplantit renal të mundshëm në të ardhmen.” /Telegrafi/