Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka thënë se pjesa e rrugës me katër korsi nga Polluzha deri në autostradën Prishtinë – Pejë do të përfundojë sipas dinamikës së paraparë. Faza e parë e projektit nga Gllobari deri në Tërstenik ka filluar të realizohet javën që shkoi, ndërsa nuk dihet ende se a do të lidhet kjo rrugë me autostradën Prishtinë – Pejë në Komaran apo te Parku i Biznesit në Korroticë të Epërme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ditë të madhe për Drenicën e ka quajtur kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci fillimin e punimeve në realizimin e projektit të zgjerimit të rrugës nga Polluzha deri në Komaran.
Pjesa tjetër e rrugës Komaran – Drenas – Skenderaj – Klinë e Epërme, nga Polluzha deri në Klinë të Epërme ka përfunduar vetëm pjesërisht, pasi që për shkak të problemeve me shpronësimet në disa pjesë ende nuk ka përfunduar.
Duhen të paktën të shpronësohen e pastaj edhe të rrënohet edhe 4 shtëpi, një në Marinë dhe tri të tjera në Klinë të Mesme, që rruga të përfundojë ashtu siç është paraparë me projekt.
Nuk dihet akoma se ku do të dalë rruga në Komaran apo në Korroticë të Epërme, respektivisht te Parku i Biznesit, pasi që ideja e kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci që rruga të shkojë në drejtim të Komaranit nuk është përkrahur nga qytetarët e Drenasit e as nga ata të Skenderajt. /Zëri/Telegrafi/