Telegrafi

13 milionë + Drenthe = Vargas?

Sipas La Nazione, përkundër interesimit të shtuar të Juventusit, Real Madridi përfundimisht ka vendosur ta transferojë reprezentuesin peruan, me shpresë se Fiorentina do ta lejojë atë të largohet. Fiorentina kërkon 20 milionë euro, ndërsa Real Madridi dëshiron të ofrojë Drenthen plus 13 milionë euro.

Ndërkohë, AS shkruan se Jose Mourinho ka vendosur të transferojë Maiconin, Aleksandar Kolarovin dhe Daniele De Rossin e Romës. Megjithatë, AS shton se De Rossi është pothuajse e pamundur të transferohet. /Telegrafi/