Telegrafi

13 milionë amerikanë të papunë

Raporti i sotëm i Departamentit të Punës tregon se 13 milionë amerikanë janë të papunë dhe miliona të tjerë që duan të kenë një punë me 40 orë në javë, po punojnë me orar të shkurtuar.

Një raport tjetër nga një grup biznesi tregon se sektori i shërbimeve i cili përbën pjesën më të madhe të ekonomisë amerikane ra për të gjashtin muaj me rradhë në mars. /woa/