Kryetari i Komunës Karposh të Shkupit Stevço Jakimovski ka njoftuar sot se janë ndarë 13 milion denarë nga buxheti i komunës për fasada të reja në ndërtesat e kësaj komune, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Punimet për këto fasada do të zgjasin 60 ditë dhe do të riparohen 30 fasada deri më 1 tetor këtë vit. Apeloj deri tek këshillet e ndërtesave që të aplikojnë në kohë edhe për çatitë e ndërtesave. Me këto riparime ne do të sigurojmë familjet dhe ndërtesat e tyre në Karposh që mos të kenë problem edhe 30 vitet tjera. Gjithashtu kemi vendosur që edhe kullat Romane të kenë dukje të re” tha mes tjerash kryetari i Komunës Karposh, Stevço Jakimovski./Telegrafi/