Telegrafi

Më 13 korrik hapet Riva club, një destinacion atraktiv në plazhin e vogël të Ulqinit

Riva për shumë vjet ka qenë ndalesa kryesore e turistëve në Ulqin.

Dhe, tash është konfirmuar hapja e një ambienti të ri nga menaxhmenti i Riva Club në Ulqin në plazhin e vogël.

Ky klub i natës me një dukje moderne do të funksionojë nga ora 00:00 deri në 04:00 të mëngjesit.

Në hapje do të jenë si zakonisht residentët Agron AS dhe Makaroni, ashtu si performanca të ndryshme artistike.

Riva Club do të sjellë gjatë verës emra të njohur të estradës dhe rajonit si Getoar Selimi, Majk, Rasta, DJ nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe rajoni. /Telegrafi/