Site icon Telegrafi

13 fakte “të çmendura” për tërmetet

Cili është muaji i tërmeteve? Sa tërmete ndodhin në vit? Cili ishte qyteti që lëvizi 300 centimetra? Cili është tërmeti më i fortë i shënuar ndonjëherë? Përgjigjet në këto dhe disa pyetje tjera do të mund t’i lexoni në një përmbledhje që flet për 13 faktet “e çmendura” për tërmetet.

1. Toka ka qenë më aktive sizmiologjikisht në 15 vitet e fundit, thotë Stephen S. Gao, gjeofizikan në Missouri University of Science and Technology. Megjithatë, jo të gjithë sizmiologët bien dakord.

2. San Francisco po shkon drejt Los Angeles me një ritëm prej 5 cm në vit – me të njëjtin ritëm si thonjtë tuaj – teksa të dy anët e ndarjes së San Andreas rrëshqasin mbi njëra-tjetrën. Qytetet do të takohen pas disa miliona vjetësh. Megjithatë, kjo lëvizje veri-jug gjithashtu do të thotë se, pavarësisht frikës, California nuk do të bjerë në det.

3. Marsi nuk është muaji i tërmeteve, pavarësisht nga ajo që besojnë disa njerëz. Vërtetë, më 28 mars, 1964 Prince Uilliam Sound, në Alaskë, përjetoi një tërmet 9.2 ballë – një nga më të fortët ndonjëherë. Ai vrau 125 persona dhe shkaktoi 311 milionë dollarë dëme në prona. Dhe më 9 mars 1957, Ishujt Andreanof, Alaska, ndjenë një tërmet 9.1 ballë. Por tre tërmetet e tjerë më të mëdha në SHBA kanë ndodhur në shkurt, nëntor dhe dhjetor. Tërmeti shkatërrues në Kili në vitin 2010 ra me 27 shkurt. Dhe tërmeti i madh që shkaktoi cunamin shkatërrimtarnë Oqeanin Indian në vitin 2004, ka ndodhur më 26 dhjetor.

4. Ndodhin rreth 500.000 tërmete në vit në mbarë botën, siç zbulohet nga instrumentet e ndjeshme. Rreth 100,000 prej tyre mund të ndihen, dhe rreth 100 shkaktojë dëme çdo vit. Çdo vit zona jugore e Kalifornisë përjeton rreth 10.000 tërmete, por shumica e tyre nuk ndihet nga njerëzit.

5. Dielli dhe hëna shkaktojnë dridhje. Është e njohur prej kohësh që ato krijojnë valë në koren e planetit, versione shumë të vogla të dallgëve në oqean. Tani studiuesit thonë se tërheqja e diellit dhe hënës në ndarjen e San Andreas shkakton dridhje nëntokësore të thella.

6. Një qytet në Kili lëvizi 300 cm gjatë tërmetit të madh 8.8 ballë në shkurt 27, 2010. Carja në koren e Tokës e zhvendosi qytetin e Concepción më në perëndim. Gjithashtu tërmeti mendohet të ketë ndryshuar pak rrotullimin e planetit, duke shkurtuar disi ditën e Tokës.

7. Nuk ka gjë të tillë si “moti i tërmetit”. Statistikisht, ka një shpërndarje të barabartë të tërmeteve në mot të ftohtë, mot të nxehtë, mot me shi, dhe kështu me radhë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Shkencëtarët thonë se nuk ka asnjë mënyrë fizike që moti të mund të ndikojë në forcat disa milje nën sipërfaqen e tokës, ku e ka origjinën tërmeti. Ndryshimet në presionin barometrik në atmosferë janë shumë të vogla në krahasim me forcat në koren e Tokës, dhe efektii i presionit barometrik nuk arrin nën tokë.

8. Fryrja e Tokës u zbut pak nga tërmeti indonezian i 2004-ës, i shkallës mbi 9 ballë. Ai shkaktoi një cunami vdekjeprurës më 26 dhjetor të atij viti. Ai tërmet e bëri planetin tonë pakëz më të rrumbullakët.

9. Unaza e Zjarrit në Paqësor është rajoni më gjeologjikisht aktiv i Tokës. Ajo rrethon Oqeanin Paqësor, duke prekur brigjet e Amerikës së Veriut dhe Jugut, Japonisë, Kinës dhe Rusisë. Kjo është ku shumica e tërmeteve të mëdha të Tokës ndodhin, pasi përplasen pllakat.

10. Nxjerrja e naftës mund të shkaktojnë tërmete të vogla. Këto nuk janë tërmetet për të cilët lexoni. Përkundrazi, në përgjithësi duke qenë se nafta nxirret në sedimente, kur ajo nxirret, shkëmbinj të tjerë mbushin boshllëkun, duke krijuar “aktivitete mini-sizmike”, që nuk janë të dukshme për njerëzit.

11. Tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë kishte një magnitudë 9.5 ballë, në Kili më 22 maj, 1960.

12. Tërmete nga njëra anë e Tokës mund të shkundin anën tjetër. Sizmologët studiuan tërmetin e vitit 2004 që shkaktoi cunamin vrasës përgjatë Oqeanit Indian, dhe gjetën se tërmeti kishte dobësuar të paktën një pjesë të ndarjes San Andrea të Kalifornisë. Tërmeti kilian i 1960 tronditi të gjithë tokën për shumë ditë. Ai u pikas nga stacionet sizmike rreth planetit.

13. Tërmeti më vdekjeprurës ka goditur në 23 janar, 1556 në Shanxi, Kinë. Rreth 830,000 vetë mendohet të kenë vdekur. /bota.al/

Exit mobile version