Në kuadër të projektit ”T’i mbrojmë fëmijët nga komunikacioni”, sot SPB e Shkupit do të realizojë punëtori edukative me nxënës të shkollave fillore, të klasëve të ulëta në komunën e Aerodromit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithsej 13 aksidente rrugore kanë ndodhur dje në Bashkinë e Shkupit. Në një nga këto aksidente, është lënduar rëndë një person, kusre në dy aksidente tjera ka dy persona të lënduar lehtë.
Siç njoftojnë nga SPB e Shkupit, janë ndëshkuar shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin e tyre në gjendje të dehur, 23 shoferë janë dënuar pasi që nuk kanë patur patent shoferi, si edhe 10 shoferë janë dënuar për shkak të përdorimit të telefonit celular dhe mosvënies së rripit të sigurisë.
Karrotreci ka hequr 68 automjete që kanë penguar lëvizjen e lirë të këmbësorve dhe të automjeteve tjera në komunikacion./Telegrafi/