Në shtatë ditët e javës së kaluar në ”Alo doktor” janë paraqitur gjithsej 1280 persona për të kërkuar këshilla mjekësore të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Thirrje telefonike më së shpeshti janë bërë për të kërkuar ndihmë për shqetësime respiratorale, kardiovaskulare, kokëdhimbje, temperaturë të lartë, kollë dhe simptoma dhimbjeje.
Linja telefonike 02/15 123 është e hapur 24 orë, ndërkaq është zbatuar që nga 15 shtatori i vitit 2014. Deri tani janë realizuar 138.790 telefonata./Telegrafi/