Telegrafi

127 të arrestuar në Cyrih, disa prej tyre janë nga Maqedonia

Gjatë një aksioni policor të realizuar në Cyrih të Zvicrës, për shkatërrimin e krimit, janë arrestuar gjithsej 127 persona.

Ndër të arrestuarit ka shtetas të Maqedonisë, Serbisë, Kosovës, Gjeorgjisë, Francës, Kolumbisë, Mongolisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sirisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga të arrestuarit e disa kontrollave policore, 24 prej të arrestuarve janë hajdutë.

Aksioni ka zgjatur nga tetori i vitit të kaluar, e deri në shkurt të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe ka patur rritje të patrullimeve në kantonin në fjalë, si edhe kontrolle të veturave./Telegrafi/