Telegrafi

126 persona vdesin në një shpërthim afër Benazir Bhuttos në Karachi

Fotoreporteri i Associated Press, B.K. Bangash i cili ishte në vendin e ngjarjes, ka thënë se ka parë mes 50 e 60 trupa të njerëzve të vdekur apo të lënduar rëndë. Ai ka thënë se, trupat e njerëzve kishin filluar të copëtoheshin kur një shpërthim u ndesh në varganin i cili po e përcillte Bhutton.

"Njerëzit po bënin thirrje për ndihmë, por aty nuk ishte askush që t’u ndihmonte. Vinte erë gjaku dhe tymi", ka thënë Bangash, i cili ishte rreth 45 metra larg nga makina që bartte Bhuton.

Shefi i policisë lokale, Azhar Farooqi, ka thënë për Dawn News se, Bhutto është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes sipas planit për evakuimin e saj. "Ajo është evakuuar shumë sigurt dhe tani është në Bilawal House", ka thënë Farooqi, duke iu referuar rezidencës së Bhuttos në Karachi.

Zyrtarët nga katër spitale të Karachit deri më tani kanë raportuar për 126 të vdekur dhe 248 të plagosur, derisa dyshohet që numri i tyre mund të jetë edhe më i madh.