Telegrafi

126.8 milionë euro dëme nga përmbytjet

Në llogari janë vendosur dëmet e shkaktuara në bujqësi, blegtori, dëme materiale
në biznese, dëme në infrastrukturën e kullim-bonifikimit, dëme në infrastrukturën rrugore dhe rrjetin elektrik, por edhe paratë e shpenzuara për ditë të tëra me operacionet e ndihmës në zonën e përmbytur, bëri të ditur e përditshmja "Shekulli".

Dëmshpërblimi i humbjeve nga përmbytjet pritet të përballohen nga Fondi Rezervë
i buxhetit të shtetit, i cili fillimisht ka qenë në vlerën e rreth 2.5 miliardë lekëve. Por përgjatë gjithë vitit, ai është prekur me vendim të ndryshme të qeverisë, duke bërë që në arkë të mos jenë më shumë se rreth 500 milionë lekë. /Telegrafi/