Telegrafi

124 shoferë të gjobitur në Shkup, 16 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 gjoba, nga të cilat 16 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë gjoba për vozitje pa patentë shofer, tri sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Tetë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimi në sinjal të mbyllur – drita e kuqe, shtatë masa për shofer fillestar”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/