Site icon Telegrafi

121 sanksione për shoferët në Shkup, 35 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (28.07.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 121 masa, ndër të cilat 35 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave… Trafiku kontrollet do të vazhdojnë edhe në muajt në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Exit mobile version