Telegrafi

121 kosovarë në Afganistan për punë

Në një takim me përfaqësues të mediave, drejtori i Qendrës së punësimit në Mitrovicë, Ramadan Kelmendi tha se kompania në fjalë i është drejtuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale të Republikës së Kosovës për mundësi punësimi të përkohshëm në Afganistan për disa pozicione, përkatësisht vende të punës si nëpunës administrativë, koordinatorë, asistentë për mbrojtje nga zjarri, specialistë për mbrojtje nga zjarri, shofer për kamionë të rëndë, mbajtës i kontejnerit në terrene të vështira, etj.

Sipas tij, janë gjithsejtë 121 vende pune, ndërsa kërkohet eksperiencë në fushat e lartshënuara, njohje bazike e gjuhës angleze si dhe dokumentet tjera të nevojshme.

Ai tha se aplikantët duhet të dorëzojnë CV-në në gjuhën angleze në adresën elektronike të kësaj qendre deri më datën 31 mars para dite. /Telegrafi/