Site icon Telegrafi

1200 qytetarë të Maqedonisë janë të sëmurë nga multipleks skleroza (Video)

Një fëmijë 12 vjeçarë është pacienti më i ri në Maqedoni që është i prekur nga multipleks skleroza, i regjistruar në Klinikën për Neurologji.

Ai është duke e marr terapinë e duhur, kurse ilaçe dhe injeksionet i marrin edhe 411 të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë se 1200 persona janë të sëmurë nga kjo sëmundje. Neurologët thonë se te një pjesë e të sëmurve terapia nuk ka efekt, e disa të tjerë nuk kanë buxhet të mjaftueshëm.

Pacientët kërkojnë përmirësim të procedurave diagnostifikuese, qasje te ilaçet e reja dhe institucione më efikase.

Shenjat e kësaj sëmundje janë të ndryshme, dhe sa më parë që zbulohet, aq më mirë mund të luftohet. Më shumë femra janë të prekur se sa meshkuj, kurse mosha mesatare e të rinjve të prekur është 30 vjeçare./Telegrafi/

Exit mobile version