Site icon Telegrafi

1200 pjesëmarrës në garën më të madhe të “lojës mes zjarreve”

Javën e kaluar është thyer rekordi i mëhershëm i lojës më të madhe “midis zjarreve” ose “Dodgeball” siç njihet në Amerikë. E tërë ngjarja është incizuar në mënyrë që Libri i Rekordeve Guinness ta verifikojë këtë ngjarje. Derisa kjo lojë është organizuar nga 1200 studentë kanadezë, rekordi i mëhershëm ka qenë vetëm 450.

Lojtarët janë ndarë në dy ekipe, në njërën anë kanë qenë 600 lojtarë me bluza të verdha, ndërsa në anën tjetër po aq me bluza të gjelbra. Topat me të cilët godisnin njëri tjetrin ishin të kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version