Site icon Telegrafi

120 mijë ton lëndë të para që duhet të arrijnë në Maqedoni mbeten të bllokuara në Selanik

Në portin detar të Selanikut pritet që të mblidhen rreth 120 mijë ton lëndë të para që për destinacion e kanë Maqedoninë. Ky mall nuk mund të transportohet për në Maqedoni për shkak të bllokadës së bujqve grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmi është konfirmuar nga portali ”Voria”, ndërkaq bëjnë të ditur se lëndë të para të niklit, qymyrit, çelikut, krypës, etj, presin që të nisen drejt Maqedonisë.

Udhëheqësia e portit të Selanikut u bën thirrje bujqve që të kenë mirëkuptim për problemet me të cilat ballafaqohet porti dhe të protestojnë në mënyrë tjetër, pasi që bllokada i shkakton humbje të mëdhaja portit./Telegrafi/

Exit mobile version