Site icon Telegrafi

12 vjet pas ndarjes së tyre, Zac Efron fillon ta ndjek sërish në Instagram ish të dashurën Vanessa Hudgens

Mbi 12 vjet pas ndarjes së tyre, Zac Efron, vendosi në mënyrë misterioze të ndiqte sërish ish të dashurën e tij të famshme Vanessa Hudgens në Instagram, dhe kjo nuk kaloi pa u vënë re nga fansat.

Dhe ndërsa bashkëthemeluesja 34-vjeçare e “Caliwater” nuk e ka përfshirë ish-të dashurin e saj 35-vjeçar në mesin e 1772 llogarive që ajo ndjek, ajo padyshim që hyri në listën e tij me fat me 277 llogari që ndjek gjithsej.

Kimia e Zac dhe Vanessas në ekran si basketbollisti Troy Bolton dhe dhjetëvjeçarja Gabriella Montez në trilogjinë e “High School Musical” ishte aq e fuqishme saqë dyshja filluan të takoheshin në jetën reale nga viti 2005 deri në ndarjen e tyre përfundimtare në dhjetor 2010, shkruan DailyMail.

Fansat në Twitter shprehen entuziazmin dhe habinë e tyre për Efron që ende duket se ka një interes për atë që ndodh në jetën e Hudgens.

Megjithatë, së fundmi Vanessa foli plot entuziazëm në ‘TODAY’ për atë se sa ‘mahnitëse’ ndihej të fejohej me lojtarin e Colorado Rockies, Cole Tucker.

“Është gjëja më e mirë ndonjëherë. Më pëlqen të jem e fejuar!”, tha Vanesa.

Lexo po ashtu Zac Efron tregon fizikun e tij të shkëlqyer, të cilin e ka transformuar për rolin e tij të ri filmik

Hudgens dhe bejsbollisti 26-vjeçar – janë parë publikisht së bashku për herë të fundit më 24 shkurt – fillimisht u takuan në një grup meditimi ‘Zoom’ të organizuar nga dy herë i nominuari për “Grammy”, Joe Jonas gjatë kulmit të pandemisë në 2020.

Disa menduan se Efron dhe Hudgens ishin duke filmuar fshehurazi filma si Troy dhe Gabriella në sezonin e katërt të serialit Disney+ “High School Musical: The Musical: The Series”, i cili zyrtarisht përfundoi prodhimin më 20 dhjetor.

Kur u pyet drejtpërdrejt në tetor në lidhje me këtë, Vanessa u përgjigj atë kohë duke thënë: “Nuk e di, ia lëmë fatit. Lëreni në dorë të perëndive”. /Telegrafi/

Exit mobile version