Duplex Premium është referenca e parë në momentin që të gjithë ne, madje edhe turistët që vizitojnë Prishtinën, e kanë në mendje kur duan të përjetojnë jetëne natës në kryeqytet.
Plot 12 vjet traditë dhe histori e shkruar me emocione dhe netë pafund. Duplexi gjithmonë ka sjellë trendet, duke prezantuar risitë e botës në Prishtinë, në një kohë kur izolimi i të rinjve ka pamundësuar që të mirat e botës të shijohen nga të gjithë.
E pikërisht, ato i solli Duplexi ndër vite në më shumë se një dekadë të veprimit në skenën e jetës së natës. Më shumë se një brend, një identitet, ikonë e jetës së natës.
Sonte (e shtunë) mbahet mbledhja e 12 vjetorit të Duplex. Nuk ka kohë më të mirë që të kujtohen netët e ëmbla e të gjata të kaluara përgjatë viteve në Duplex, duke qenë prezent në këtë festë speciale plot befasi pikërisht në Duplex.
Telegrafi rikthen emocionet e 12 vjet veprimtarie të Duplexit në një retrospektivë me imazhe që do të prekin të gjithë, sepse të gjithë jemi rritur së bashku me Duplexin, që sot është Premium kryefjala e jetës së natës.