Nebih Berisha është dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen bashkëshortes së tij Zejnepe Berishës.
Vendimi është shpallur sot nga gjykata e Prizrenit.
Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.
Gjatë fjalës përfundimtare të këtij procesi të zhvilluar të martën, Esat Gutaj, avokati i Nebih Berishës, kishte kërkuar që të mbrojturit të tij gjykata t’i caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit mental, ngase, sipas tij, vetë ekspertiza psikiatrike e ka konstatuar se i akuzuari ka aftësi esencialisht të zvogëluar.
Vrasja e Zejnepe Berishës kishte nxitur reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteti në Suharekë. /kallxo.com/