Site icon Telegrafi

12-vjeçarja pyet Putinin: Cilin do ta shpëtoje nga mbytja, Erdoganin apo Poroshenkon? (Video)

Mund të mos jetë pyetja më e ngutshme sa i përket çështjeve ndërkombëtare. Por sigurisht se është interesante dhe ka peshë.

Një vajzë 12-vjeçare nuk ka hezituar ta pyes presidentin rus, Vladimir Putin, se nëse do të shihte presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe atë të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan duke u mbytur, cilin prej tyre do ta shpëtonte, transmeton Telegrafi

Dhe derisa dihet se Putin nuk e pëlqen asnjërin prej tyre, ai u përgjigj me diplomaci duke thënë, “nëse dikush vendos të mbytet, do të ishte e pamundur të shpëtohej”.

“Megjithatë, jemi të gatshëm të ndihmojnë secilin, nëse ata kërkojnë një gjë të tillë”, ka shtuar Putin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=AFF7kTeT95E

Exit mobile version