Telegrafi

12 vjeçarja bie në një humnerë në Përmet

Një vajzë e mitur nga fshati Lipë, në Përmet është rrëzuar aksidentalisht në humnerë.

Vajza ishte bashkë me familjen për të kryer rite fetare në kishën e Shën Elenës në Malin e Dhëmbelit, ndërsa ka rënë.

12-vjeçarja nuk është nxjerrë ende nga humnera, ndërsa dihet se është gjallë.

Policia është në vendin e ngjarjes./TCh