Një thikë argjendi 15 cm e gjatë është ngulur dhe ka mbetur në kokën e Linit, 12 vjeçares nga province Guangdong më 16 maj të këtij viti. Ajo u dërgua menjëherë në spital.
Vajza ishte me shokët e saj në një park të zonës, kur shoqja e saj u grind me një djalë. Djali e hodhi thikën në drejtim të tyre kur ato po iknin dhe ajo u ngul mu në kokën e Linit.
Pasi u konsultuan, mjekët vendosën ta mbanin thikën akoma në kokën e saj dhe t’ia hiqnin me ndihmën e mjeteve. Vajza tani është duke u shëruar dhe do të jetë në gjendje të dalë nga spitali së shpejti, transmeton syri.
Djali, 13 vjeç, është gjetur më pas nga policia. Për shkakun se ai nuk është në moshën për të mbajtur përgjegjësi, ai u lirua nga policia. Dy familjet nënshkruan një marrëveshje jashtë gjykatës. Familja e djalit do të paguajë më se 1 222 dollarë për kurimin e Linit.