Një djalë 12-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht për vdekje me një plumb në kokë një vajzë të moshës së tij, ndërsa e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është transmetuar live në Facebook.
Dyshja po luanin me disa shokë në një shtëpi në një zonë rurale në Argjentinë, kur ndodhi ngjarja, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shihet djaloshi duke luajtur me pushkë në dorë, dhe befasisht në një moment shkrep një plumb në fytyrën e vajzës.
Disa sekonda para se të ndodhte vrasje, fëmijët dëgjoheshin duke qeshur në një moment adoleshenti i thotë vajzës duke u tallur “nëse më vret, do të vrasë unë ty”.
Policia ka konfirmuar se është duke hetuar vdekjen e vajzës, e cila është identifikuar si Georgina Magali Vega. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=d-b_0WrCyUY