Telegrafi

12 veta në garë për drejtor të Aeroportit

$Për këtë post kanë konkurruar dymbëdhjetë vetë. Ata janë: Agron Mustafa, Enis Shatri, Driton Morina, Isak Krasniqi, Fidan Bahtiri, Nazmi Halimi, Naser Ramadani, Avdullah Hoxha, Agim Dibrani, Nexhat Bala, Atdhe Dema dhe Nuri Bahtijari.

Konkursi për drejtor të kësaj kompanie është shpallur për të dytën herë. Herën e parë është anuluar për shkak të ndërhyrjeve politike. Zyrtarisht nuk është bërë kurrë e ditur nga Bordi i Aeroportit. Pritet që së shpejti të fillojë vlerësimi i CV`ve të kandidatëve dhe intervistimit të tyre. /gazetaexpress/